Muzikë

Taylor Swift ndihmon organizatat e shpërndarjes së ushqimit pa pagesë në MB të shërbejnë mbi 10 mijë vakte për njerëzit në nevojë


Këngëtarja Taylor Swift është vlerësuar nga fansat pasi u zbulua se superylli ka dhuruar ndihma financiare për organizatat e bamirësisë që shpërndajnë ushqim pa pagesë, teksa e bëri këtë për çdo qytet të turneut të saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtarja filloi turneun e saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë në maj dhe deri më tani ka dhënë para për organizatat e bamirësisë në Edinburgh, Liverpool dhe Cardiff.

Ikona e pop-it, e cila është një nga miliarderët më të pasur në botë, e bërë vetë, ka qenë prej kohësh e njohur për bujarinë e saj në mbështetjen e kauzave të tilla, ndërkohë që ka lënë kohën e saj për të biseduar me fansat pas çdo shfaqjeje gjatë turneve të mëparshme.

Dhe ky udhëtim nuk ka qenë ndryshe me yllin e hitit “Shake it Off”, e cila fitoi pothuajse 2 miliardë dollarë në vitin 2023 përmes muzikës, mallrave, turneut dhe filmit të turneut të saj sipas Billboard, duke ndihmuar komunitetet lokale gjatë gjithë vizitës së saj në Britani.

Një organizatë bamirësise në Liverpool madje raportoi se ata morën vesh se ajo kishte planifikuar të dhuronte, pasi kishin humbur një thirrje nga një numër telefoni me prefiks amerikan.

Rrjeti i Komunitetit të St Andrew, i cili ofron 11 banka ushqimore dhe tetë depo ushqimore të komunitetit në veri të qytetit, e ktheu thirrjen më 20 qershor dhe zbuloi se ekipi i Swift donte të jepte para.

Sipas tyre, kontributi i fitueses së “Grammy” ndihmon për të ushqyer “1 mijë e 200 njerëz tre vakte në ditë, për tre ditë”.

Ylli, albumi i fundit i të cilës “The Tortured Poets Department” arriti numrin një në fillim të këtij viti, performoi tre shfaqje të shitura në Liverpool nga 13 deri më 15 qershor.

Charlotte Moorcroft, e cila ka qenë anëtare e stafit në organizatën jofitimprurëse për tre vjet, vlerësoi aktin e Taylor.

“Nevoja po rritet nga viti në vit dhe ne ndihmuam 14 mijë njerëz vetëm vitin e kaluar. Ajo tregon shumë për llojin e personit që ajo është, sa modeste dhe bamirëse”, tha Moorcroft.

Moorcroft shtoi se turneu i popullarizuar i artistes kontribuoi në ekonominë e zonës si dhe në të gjitha bamirësitë e saj.

Projekti i Ushqimit në Edinburg, i themeluar në vitin 2012, shprehu mirënjohjen e tij ndaj Swift për donacionin e saj gjatë vizitës së saj në qytet.

Bethany Biggar, drejtoresha e organizatës e cila drejton shtatë seli ushqimore dhe ofron ushqim urgjent, zbuloi se zyra ishte e kënaqur kur mori vesh për ofertën bujare.

Ajo shtoi se superylli shpesh bën donacione për të cilat askush nuk merr vesh, kështu që niveli i dhurimeve nga Taylor mbetet enigmë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore