Kosova

“Takimi” mbledh më shumë se 30 ndërmarrës nga Evropa


Në një mbrëmje solemne të organizuar nga platforma “Takimi” në Prishtinë janë mbledhur më shumë se 30 ndërmarrës nga Zvicra, Austria, Gjermania, Suedia dhe Anglia, për t’u takuar me profesionistë në Kosovë.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi, ka thënë se motoja “Guxo të ëndërrosh në Kosovë”, e “Takimi”-it, jep shpresë për një perspektivë të re, dhe një shtet që duam.

Duke i inkurajuar për punën ndër vite, Gashi është thënë se ndihet krenare me potencialin që diaspora shqiptare ofron kudo nëpër botë.

“Shqiptarët si komunitet jashtë vendit po fuqizohen çdo ditë më shumë, ata po lëvizin dhe etablohen si komunitet që është i gatshëm për të gjitha sfida, të punojë, dhe të ketë një rol të rëndësishëm si qytetar të mirë integruar në vendet ku jetojnë dhe veprojnë”, është shprehur Gashi.

Sipas saj, ata kanë dëshmuar angazhimin e tyre ngase ndër vite Kosovën e kanë parë si treg potencial për investim e zhvillim, ka thënë ndër të tjerash Gashi në fjalën e saj para ndërmarrësve nga diaspora.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi

Më tej, e dyta e politikës së jashtme beson që çdo qytetar i Kosovës është një ambasador, dhe se kjo gjë është dëshmuar ndër vite, me artistë e sportistë por, edhe me ndërmarrës që kanë vendosur Kosovën në hartën e botës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dyert e hapura për të ofruar përkrahje dhe për të gjetur bashkë format më të mira të bashkëpunimit ka thënë Gashi.

“Takimi”, është një projekt i krijuar nga mediumi Albinfo.ch që ka mbledhur diasporën shqiptare në një organizim dy ditor në Prishtinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore