Regjisori, Taika Waititi ka folur për fejesën e tij me këngëtaren shqiptare me reputacion ndërkombëtar, Rita Ora, duke treguar se në fakt ishte ajo që e bëri propozimin për një hap të tillë.
Duke folur për Vogue, regjisori i “Thor: Love and Thunder”, 47 vjeç, kujtoi momentin kur krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down”, 32 vjeçe, i propozoi një vit më parë.
“Ajo më propozoi dhe unë i thashë ‘po’, në çast”, tha ai për gazetën.
Ora i propozoi regjisorit gjatë pushimeve të tyre në Palm Springs verën e kaluar, vetëm disa javë përpara se dyshja të lidheshin me martesë në një ceremoni të improvizuar në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos në gusht të vitit 2022.
“Ishin rreth tetë njerëz atje – vetëm miq të ngushtë dhe familja, si dhe prindërit në Zoom”, tha Waititi, duke shtuar se motra e Orës, Elena dhe vajzat e tij Te Kainga o te Hinekahu, 11 vjeçe dhe Matewa Kiritapu, 7 sosh, morën pjesë po ashtu.
“Ishim vërtet ne dhe motra ime, Elena”, tha këngëtarja, duke u tallur, “Elena në shpëtim”.
Në një pjesë tjetër të intervistës, Ora zbuloi fustanin e nusërisë “perfekt” të Tom Ford që kishte veshur për t’u martuar me Waititin.
Ajo e quajti Fordin “një nga stilistët e preferuar të të gjitha kohërave dhe njerëzit e preferuar në përgjithësi”, dhe e përshkroi martesën me fustanin e tij të zbukuruar me dantella si një “ëndërr të realizuar”.
“Dhe për shkak se nuk ishte planifikuar, nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte në qytet, dhe thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford, dhe ata e kishin pritur në mënyrë perfekte me vello në përmasat e mia, nuk duheshin bërë ndryshime”, ka treguar aktorja e “Fifty Shades of Grey”.
“Dua të them, ishte sikur ishte menduar të ishte, për të qenë e sinqertë. Dhe thjesht më bëri kaq të lumtur”, tha Ora për fustanin e saj të bardhë me dantella me mëngë të gjata dhe me një sup.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Meghan dhe Harry gjithnjë e më pranë divorcit”: Thashethemet për një krizë të pashërueshme
-
Javier Bardem: Me Penélope Cruz u ndje kimia që në takimin tonë të parë në vitin 1992
-
Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë, më së shumti meshkuj
-
Mundimi në një fermë lulesh keniane për të dërguar trëndafila të freskët në Evropë