Sport

Superliga e Femrave, Mitrovica mposht Jakovën 37:0, kërkojnë nga FFK-ja që klube të tilla të përjashtohen


Ndeshja e javës së 16 në Superligën e Kosovës për Femra, në mes të Klubit të Mitrovicës dhe atij të Jakovës ka përfunduar me rezultat që rrallë ndodh në ndonjë ndeshje futbolli, qoftë kjo për femra apo për meshkuj.

Mitrovica ka fituar ndaj Jakovës me rezultat 37:0.

Fitores gjithmonë i gëzohet ai që fiton, mirëpo kjo nuk ka ndodhur në këtë ndeshje.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe bar

Klubi Futbollistik i Femrave Mitrovica përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë thënë se kjo çka ka ndodh “nuk është rezultat për tu krenuar, por është momenti i fundit që FFK të ndërmarr masa qe klubet si ‘Kff Jakova’  mos të lejohet të garojnë në Superligën e Femrave”.

“E prishin imazhin e Ligës”, thanë nga ky klub.

Ndërsa, klubi nga qyteti i minatorëve nënvizuan se “tash e disa vite kërkojmë që Superliga e Femrave të zvogëlohet në 6 ekipe, të luhet në sistem katërfishtë dhe të jetë garë më konkurruese”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore