Sport

Superiore apo Kategori e Parë, përcaktohen datat e play-off dhe play-out


Katër skuadra nga Kategoria e Parë do të ndeshen me njëra-tjetrën, me një ndeshje të vetme, për të arritur në sfidën e fundit të play-off.

Skuadra që triumfon nga katërshja e Kategorisë së Parë, ndeshet me vendin e tetë të Abissnet Superiores, për një vend në elitë.

Korabi, Apolonia, Tërbuni dhe Tomori janë katër skuadrat që u renditën përkatësisht në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë në të Parën.

Rregullorja e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), përcakton se si këto skuadra do të ndeshen.

Dy sfidat do të zhvillohen më 14 maj, duke filluar nga ora 16:00.

Korabi do të përballet me Tomorin në Peshkopi, ndërsa në Fier, Apolonia do të presë Tërbunin.

Po ashtu është vendosur dhe data, si dhe ora e play-out. Ndeshjet do të luhen më 14 maj, duke filluar nga ora 15:00.

Në Peqin, Pogradeci do të përballet me Orikun. Dhe Turbina do të presë Devollin në Durrës.

Në 14 maj, po në orën 15:00 do të luhet play-out mes Gramozit dhe Delivinës në Lushnjë.

Një ndeshje që përcakton se cila do të luajë në Kategorinë e Dytë dhe cila në të Tretën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore