Fëmijët e klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë surprizuar të mërkurën e 15 nëntorit nga “superheronjët” e tyre.
Edhe këtë vit në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), është organizuar aktiviteti tradicional në klinikën e Pediatrisë.
Drejtori i përgjithshëm i QKUK-së, Elvir Azizi e ka mirëpritur këtë veprim duke thënë se kanë arritur që në kuadër të listës esenciale të barnave të rritet numri që do të mundësojnë trajtim më të mirë për fëmijët.
“Aktivitetet e tilla janë të mirëseardhura, ngase krahas trajtimit shëndetësor, fëmijët kanë nevojë edhe për trajtim shpirtëror”, tha Azizi.
Menaxherja për aktivitete në “Care for Kosovo Kids”, Mrika Karaçi ka thënë se ky aktivitet është bërë me qëllim të ngritjes së fondeve për trajtim të fëmijëve me kancer.
“Me organizim të QKUK-së, Klubit “Alpin Prishtina” (KAP), organizatës “Care For Kosovo Kids” alpinistët e KAP, u lëshuan me litarë nëpër ballkonet dhe dritaret e Klinikës së Pediatrisë duke shpërndarë dhurata për fëmijët që po marrin trajtim mjekësor në QKUK”.
Jashtë Pediatrisë, fëmijët e grumbulluar ishin me prindërit e tyre, pasi që e dinin se do të shpërndaheshin dhurata, ndërsa një grup fëmijësh kishte arritur në mënyrë të organizuar nga një çerdhe në Prishtinë.
Më 2 gusht, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka bërë të ditur se Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është mbingarkuar për shkak të vizitave emergjente që ka pasur në gjashtë muajt e parë të vitit 2023.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë