Përballje

Super Zhegrova, i dhuron fitoren Lille-t brenda nëntë minutave (Video)


Ndeshja e parë e së dielës në Ligue 1 mes Lille dhe Lorient përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 3:1, dhe protagonist i kësaj fitoreje ishte sulmuesi Kosovar, Edon Zhegrova.

Zhegrova i cili u fut në lojë si zëvendësues, ishte fantastik duke shënuar dy gola, dhe duke i fituar ndeshjen Lille-t.

Së pari, Cabello shënoi golin e parë për Lille në minutën e 13-të, dhe skuadra e Zhegrovës kishin epërsinë deri në minutën e 77-të, ku shënoi Kone.

Në minutën e 82-të, Zhegrova u fut në lojë, në vend të Timothy Weah-s.

GOLI I PARË I ZHEGROVËS

Brenda vetëm nëntë minutave, Edoni arriti të shënojë dy herë dhe t’i sigurojë fitoren skuadrës së tij.

Ai shënoi në minutën e 89-të, i cili u asistua nga Angel Gomes.

GOLI I DYTË I ZHEGROVËS

Më tej, për t’i siguruar fitoren Lille-t, Zhegrova shënoi përsëri në minutën e 91-të, i cili këtë herë u asistua nga Mohamed Bayo.

Me këtë fitore, Lille ka kaluar në pozitën e pestë me 52 pikë, dy më pak se Monaco që janë në vendin e katërt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore