Supa Minestrone është një nga pjatat më të famshme italiane, sepse përgatitet nga përbërësit e përditshëm që shumica e njerëzve kanë në kuzhinën e tyre.
Italianët thonë se nuk ka një recetë të saktë për të, për shkak se të gjitha perimet në këtë recetë mund të zëvendësohen sipas dëshirës.
Kjo lloj supe zakonisht përmban disa lloje bishtajore që janë të pasura me proteina dhe fibra dietike.
Përbërësit:
1 kg domate të grira
150gram fasule
100gram qiqra të pjekura
100gram makarona supe
3 patate
2 karota
2 selino
Përgatitja:
Lërini fasulet dhe qiqrat në ujë një natë para gatimit. Ngrohim pak vaj në një tenxhere të madhe, më pas kaurdisim qepën e grirë hollë në të derisa të zbutet.
Shtoni selino dhe karrota të copëtuara, përzieni dhe gatuajeni të gjitha së bashku për rreth pesë minuta. Hidhni hudhrën e grirë dhe ziejini edhe për gjysmë minutë.
Hidhni domatet e grira, fasulet dhe qiqrat e kulluara dhe patatet e prera në kubikë. Shtoni kripë, piper dhe barishte sipas dëshirës. Shtoni rreth dy litra ujë. Të gjitha perimet duhet të jenë nën ujë.
Kur të vlojë, ulni temperaturën dhe gatuajeni gjithçka së bashku derisa të zihen fasulet dhe qiqrat. Do t’ju duhen 60 deri në 90 minuta.
Nëse supa bëhet shumë e trashë, shtoni më shumë ujë, shtoni makaronat pak minuta para përfundimit të zierjes. Provoni gjithçka së bashku dhe shijoni.
Këtë supë mund ta bëni edhe me fasule dhe qiqra të konservuara. Kjo do të zvogëlojë kohën e gatimit me afërsisht një orë, por do të rrisë koston.
Ju mund të shtoni gjëra të tilla si speca, kungull i njomë, bizele, brokoli, lulelakër dhe të ngjashme në supë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com