Sulmuesi i njohur italian, Fabio Quagliarella, është mbuluar nga emocionet në ndeshjen e fundit të karrierës së tij.
Sulmuesi i Sampdoria-s nuk arriti t’i mbante lotët para fillimit të takimit mes ekipit të tij dhe Napolit.
Ai shpërtheu në lot gjatë nxehjes dhe u ngushëllua nga të gjithë lojtarët e tjerë.
Në stadiumin “Diego Armando Maradona”, tifozët e Napolit shpalosën një banderolë që i dedikohej pikërisht Quagliarella-s.
Once from Napoli, always from Napoli.
Fabio Quagliarella: LEGEND 🫶 pic.twitter.com/uEH4xenpsW
— Lega Serie A (@SerieA_EN) June 4, 2023
Karriera 24-vjeçare e 40-vjeçarit ka kaluar, gjithmonë në Serinë A: e nisi në Torino, në vitin 1999, në huazim te Fiorentina në 2002/03 dhe te Chieti në 2003/04, më pas u transferua tek Ascoli mes 2005 dhe 2008 dhe iu bashkua Sampdoria-s në vitin 2006.
Fabio më pas përfaqësoi Udinese-n (2007-2009), Napolin (2009/10), Juventusi-n midis 2010 dhe 2014, u kthye në Torino nga 2014 në 2016, dhe shtatë vitet e fundit i kaloi pikërisht te Sampdoria.
Ky emocion nga sulmuesi veteran duket edhe që erdhi pasi Sampdoria tashmë veç se ka rënë nga Serie A, periudhë kjo e vështirë për ta pasi që një kohë të gjatë kanë luajtur në elitën e futbollit italian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael