Abyasachi Mukherjee është një ndër stilistët më të njohur në Indi.
Stilisti krijoi një nga veshjet tradicionale të martesës së Priyanka Chopra Jonas. Së fundmi, ka bërë një bashkëpunim me markën e njohur të H&M.
Duke filluar nga kjo javë, blerësit do të jenë në gjendje të blejnë Sabyasachi në H&M. Koleksioni, i quajtur “Wanderlust”, përzien stilin tradicional indian me dizajnin bashkëkohor.
Ky është bashkëpunimi i parë global i stilistëve indianë me H&M. Koleksioni shkon nga kaftanet me rrudha për gratë deri te kompletet e printuara për burrat, me çmim deri në 299 dollarë.
Bashkëpunimet e mëparshme të Mukherjee ishin me persona të tillë, si Christian Louboutin dhe Bergdorf Goodman.
Mukherjee ndërkaq tha se: “Shumë kohë më parë i kisha premtuar vetes se kur të ishte koha e duhur, do të krijoja një linjë bashkëpunuese për blerësit e mi, në mënyrë që të arrija kërkesat e shumta që kam marrë gjatë viteve për t’i bërë krijimet e mia më të përballueshme”.
Sabyasachi tha se është koha që India të krijojë imazhin e saj si një qendër prodhuese. Vendi ka një histori të pasur të projektimit, të rrënjosur në tekstilet dhe zanatet tradicionale e që është po aq e larmishme sa vetë India, nga veshjet e rrugës deri te moda martesore.
“India nuk është ende një treg aq i rëndësishëm sa Kina, por po shfaqet. Mendoj se bashkëpunime si këto e kthejnë Indinë si një treg që bota nuk duhet ta injorojë më”, u shpreh ai.
Bashkëpunimi me një markë globale të modës së shpejtë si H&M do të lërë gjurmë në fushën e modës.
Të dhënat nga “McKinsey” në 2019 treguan se tregu i veshjeve të Indisë do të ishte me vlerë 59.3 miliardë dollarë në 2022, i gjashti më i madhi në botë, pothuajse i barabartë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë.
“McKinsey” gjithashtu tha se bashkëpunimi mund të ndihmojë në sqarimin e ideve të gabuara që perëndimorët mund të kenë në lidhje me veshjet indiane se ato janë ose rroba martese të stolisura shumë ose “hipi-dippie”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com