Startup-i izraelit pritet të testojë pajisjet e aktivitetit të trurit në një mision hapësinor
Startup-i izraelit Brain.Space që studion të dhënat mbi aktivitetin e trurit, do të vendosë pajisjet e tij për të testuar astronautët në hapësirë.
Testi pritet të ndodhë javën e ardhshme gjatë një fluturimi të anijes SpaceX në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Tre astronautë në misionin e planifikuar do të përdorin një helmetë speciale të aktivizuar me elektroencefalogram (EEG) të prodhuar nga Brain.Space.
Ky mision 10-ditor, udhëtimi i parë privat në stacionin hapësinor, do të niset më 3 prill me katër astronautë.
“Në fakt, e dimë se mjedisi i mikrogravitetit ndikon në treguesit fiziologjikë në trup. Ndoshta do të ndikojë në tru dhe ne do të donim ta monitoronim atë”, ka thënë shefi Yair Levy.
Sakaq, të dhënat janë mbledhur vazhdimisht për rrahjet e zemrës, rezistencën, masën muskulore dhe të tjera, por jo për aktivitetin e trurit.
Brain.Space, sakaq, bashkohet me 30 eksperimente që do të marrin pjesë në misionin në ISS.
Atje, tre nga katër astronautët do të mbajnë helmetën, e cila ka 460 furça ajri që lidhen me lëkurën e kokës dhe do të kryejnë një sërë detyrash për 20 minuta në ditë.
Gjatë kësaj periudhe, të dhënat do të ngarkohen në një laptop në stacionin hapësinor.
Pas misionit, Brain.Space do të krahasojë të dhënat EEG për të parë ndryshimet në aktivitetin e trurit midis Tokës dhe hapësirës.
Brain.Space, e sheh veten si një kompani e infrastrukturës së trurit dhe po punon me departamentin e shkencave njohëse dhe trurit në Universitetin Ben Gurion të Izraelit për të transformuar terabajt të dhëna në njohuri të përdorshme.
Dhe shefi Levy shpreson që misioni hapësinor të jetë trampolinë për institucionet e tjera, studiuesit dhe zhvilluesit e programeve kompjuterike që të përdorin platformën e tij të të dhënave të trurit.
“Hapësira është një përshpejtues. Ideja është që të revolucionarizohen dhe të bëhen të mundshme aplikacionet, produktet dhe shërbimet e aktivitetit të trurit që janë po aq të lehta sa tërheqja e të dhënave nga një Apple Watch”, ka shtuar Levy.
Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
OKB: Fondi global i AI nevojitet për të ndihmuar vendet në zhvillim të përfitojnë nga teknologjia
-
Cili është qëllimi i të blerit telefonin inteligjent më të fundit?
-
Nga iPhone i parë në iPhone 16 – Si ka ndryshuar telefoni inteligjent që ndryshoi botën?
-
Paralajmërimi i Einstein në vitin 1930: Mos e përdorni teknologjinë nëse nuk e kuptoni
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor