“Miratuan projektligjin për fillimin e Programeve të Start Up-eve. Të gjithë personat fizike apo juridikë që dëshirojnë të promovojnë bizneset duhet të regjistrohen në e-Albania”.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali, mëngjesin e 20 dhjetorit fill pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, e cila njohu sipërmarrësit me ligjin e ri mbështetës.
Ajo bëri me dije, “nga momenti i regjistrimit do të kemi periudhën e intubimit, 24 mujore, ku gjatë kësaj periudhe do të marrin këshillim nga Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen”.
Më tej ajo theksoi se, “regjistrimi dhe marrja e shërbimeve do të jetë pa pagesë dhe online. Kjo e fundit si pjesë e qeverisë shqiptare për digjitalizimin”.
Bilali shtoi se ky ligj i posaçëm do të përkthejë kërkesat për të gjithë ekosistemin dhe për ata që duan të aplikojnë.
Pas mbarimit të fazës së parë do të nisë dhe hapi i dytë me shumën prej 10 milionë eurosh për mbështetje.
“Kjo është mbështetja më e madhe që ka dhënë Qeveria shqiptare ndonjëherë”, e mbylli Bilali.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore