Lajme

Starbucks ndalon aktivitetin në Rusi


Zinxhiri shumëkombësh amerikan i kafeneve “Starbucks” ka deklaruar se do të ndalojë të gjithë aktivitetin e biznesit në Rusi, duke përfshirë dërgesat dhe operacionet e kafeneve.

Kjo pason vendimin e kompanisë së “McDonald’s” për mbylljen e përkohshme të të gjitha restoranteve dhe ndalimin e shërbimit në Rusi.

“Starbucks” gjithashtu konfirmoi se ata do të ndalojnë dërgesat e produkteve të tyre.

Kompania tha se “Alshaya Group” me bazë në Kuvajt, e cila operon të paktën 100 kafene “Starbucks” në Rusi, do të “sigurojë mbështetje për afro 2 mijë partnerë në Rusi që varen nga ‘Starbucks’ për jetesën e tyre”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore