Film

“Squid Game” po rikthehet me një sezon të dytë


Imazh i shkrepur gjatë gjirimeve të "Squid Game"

Krijuesi i serisë më të popullarizuar të momentit “Squid Game” – regjisori, Hwang Dong-Hyuk, ka konfirmuar se kjo seri do të rikthehet me një sezon të dytë.

Dong-Hyuk ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër pos të krijonte një sezon të dytë, pas suksesit dhe popullaritetit internacional të dramës së famshme koreane.

Imazh i shkrepur gjatë gjirimeve të “Squid Game”

“Është në kokën time tani. Unë jam në procesin e planifikimit aktualisht”.

“Por mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë kjo. Unë do t’ju premtoj këtë – Gi-hun do të kthehet dhe ai do të bëjë diçka për botën”, është shprehur së fundi në një intervistë regjisori, Hwang Dong-Hyuk, shkruan “EuroNews“.

Imazh i shkrepur gjatë gjirimeve të “Squid Game”

Ndryshe, drama “Squid Game”, i çon shikuesit në një udhëtim, ku një grup njerëzish të zhytur në borxhe dhe fatkeqësi hyjnë në një seri prej gjashtë lojërash mbijetese, të modeluara nga lojërat e njohura të fëmijëve të Koresë së Jugut.

Humbësit vdesin gjatë një procesi eliminimi të pamëshirshëm dhe fituesi i vetëm merr 46.5 miliardë vonë nga Koreja e Jugut (rreth 29 milionë).

Borxhi i familjeve në Korenë e Jugut është më i larti në Azi.

Në episodet e para tregojnë rrethanat në të cilat gjenden personazhet kryesore, të vendosur në një linjë.

Publiku sheh një seri jetësh krejt të ndryshme, por secila është e zhytur në borxhe dhe mjerim.

Imazh i shkrepur gjatë gjirimeve të “Squid Game”

Një burrë, i cili dështoi me bizneset e tij, u detyrua t’u bashkohet lojërave të fatit.

Një burrë i moshuar, që vdes nga kanceri, luan lojën e shahut së bashku me një tjetër nga Koreja e Veriut.

Një punëtor emigrant pakistanez dhe një gangster, që janë në krye të kapitalizmit, i rrezikojnë të gjithë.

“Squid Game” u shtohet prodhimeve të tjera të fundit të Koresë së Jugut, që më së shumti i cili trajton pabarazinë socio-ekonomike.

Më konkretisht, ai flet për thellimin e krizës së borxhit të individëve që prek klasat e ulëta dhe të mesme.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore