Nxënësit e shkollave të mesme në Komunën e Pejës por edhe të komunave të tjera në Kosovë, këtë të martë do të protestojnë.
“S’po Shkohet n’Shkollë”, është motoja që do të nxjerrë në rrugë nxënësit e 29 komunave të Kosovës në mesditën e 19 Prillit.
“Kjo për shkak se ne po duam të shkojmë në shkollë por është një lloj pasigurie tek nxënësit”, ka shpjeguar moton e protestës organizatori Orines Gashi, Kryetar i Këshillit të Nxënësve të Pejës.
Shkaqet që do të nxjerrin nxënësit e 106 shkollave në rrugë, thuhet se janë të shumta.
“Kjo protestë mbahet kundër ngacmimeve seksuale të profesorëve, bullizmit, mungesa e psikologëve etj, si dhe shumë çka që e pengon mu zhvillu cilësia e arsimit”, ka thënë Orines Gashi, Kryetar i Këshillit të Nxënësve të Pejës.
“Anekesat tona tashmë i kemi qit në letër, kemi bërë një raport. Ndër to është edhe fakt që rreth 30% të shkollave të cilat kanë psikolog as 30% të nxënësve nuk kanë shkuar të psikologu në konsultë. E kjo nënkupton që gjatë tri viteve një nxënës nuk është ndier i sigurtë të shkoj te psikologu për problemet dhe shqetësimet e tij, kur kujtojmë që roli i psikologut në shkollë është kyq, lidh nxënësit me drejtorin dhe problemet në shkollë”.
55% të nxënësve ndihen të pa sigurt dhe të bullizuar nga mësimdhënësit.
34.9% prej nxënësve kanë thënë se janë abuzuar seksualisht nga mësimdhënësit e tyre.
Në protestën e së martës, organizatorët thonë se nuk do të publikojnë emrat e mësimdhënësve abuzues, pasi që kjo është paraparë të bëhet në një etapë tjetër, por në protestë do të flasin vetëm për pakënaqësitë e gjetura e të shprehura në përqindje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë