Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ia ka ulur dënimin ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës nga 22 vjet burgim në 15 vjet burgim.
Gjykata e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë ia ka shqiptuar Mustafës një dënim të unifikuar prej 15 vjetëve burgim, duke llogaritur këtu edhe kohën e kaluar në paraburgim.
“Më 10 shtator 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës shqiptoi dënimet individuale ndaj z. Mustafa për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme prej tetë, 13 dhe 15 vjet burgim si dhe ia shqiptoi dënimin e njësuar prej 15 vitesh burgim, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim”, thuhet në njoftim.
Mustafa u shpall fajtor më 16 dhjetor të vitit 2022 dhe iu shqiptua dënim prej 26 vjetëve burgim.
Mustafa e apeloi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin e dhënë nga Trupi Gjykues.
Apeli ia kishte ulur dënimin Mustafës nga 26 vjet në 22 vjet burgim.
Ndërkohë Mustafa apeloi edhe në Gjykatën Supreme të Dhomave të Specializuara.
Gjykata e anuloi vendimin prej 22 vjetëve burgim dhe e ktheu rastin në rivendosje.
Mustafa është akuzuar për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Megjiathë ai u dënua me burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.
Ai u shpall i pafajshëm për trajtim mizor.
Këto krime u tha se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.
Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali’, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Specialja tha se qendra e ndalimit në Zllash ishte kontrolluar nga Mustafa.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Prokuroria pritet të përfundojë me dëshmitarët në prillin e vitit të ardhshëm
-
Dëshmitari i 88-të në Speciale dëshmon në seancë publike të hënën
-
Mbrojtja e Selimit i kërkoi trupit gjykues ta paralajmërojë Prokurorinë të mos ndikojë në dëshmitarë
-
Halim Berisha, dëshmitari i radhës në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor