Gjykata Speciale ka vendosur që këtë vit të mos mbahet asnjë seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Ky vendim është marrë pas lajmit për vdekjen e avokatit Andrew Strong, i cili e kishte mbrojtur edhe ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Po ashtu, në fillim të seancës të së martës mbrojtja e Kadri Veselit, ka kërkuar shtyrjen e seancave këtë javë për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong.
Në nisje të seancës të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ben Emmerson, avokat i ish-kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që të anulohet seanca e kësaj të marte, pas vdekjes së avokatit Andrew Strong të hënën.
Emmerson i emocionuar ka thënë se “të gjithë do të vajtojmë sot vdekjen e parakohshme dhe tragjike të shokut dhe kolegut tonë Andrew Strong”, derisa ka treguar se i ndjeri ishte angazhuar shumë për Kosovën e pavarur dhe të lirë.
“Andrew ishte në Kosovë në fund të vitit 2004, ishte vullnetar si stazhier në ekipin e mbrojtës të Ramush Haradinaj. Jetoj në Kosovë për disa vite, fliste shqip dhe ishte një person i shumë i angazhuar për të ndihmuar një Kosovë të pavarur dhe të lirë. Ishte një njeri plot dije. Shumë persona e duan dhe shumë persona e respektojnë. E duan shumë në Kosovë, ka lënë pas partneren dhe tre fëmijë”, tha Emmerson.
“Gruaja e tij ka kërkuar një kërkesë të posaçme që ta lejojnë të takohet me zotërinë Veseli në mënyrë që t’i përcjellë ngushëllimet e tij për Andrew dhe shpresoj që këtë kërkesë t’ia plotësoni”, theksoi ai.
Po ashtu gjatë seancës me kërkesë të Emmerson, është mbajtur një minutë heshtje për të ndjerin Strong.
Strong, ishte pjesë e rëndësishme e ekipit të avokatit kryesor të Veselit, Ben Emmerson.
Vdes Andrew Strong, një nga avokatët e Kadri Veselit në Hagë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com