SPAK sekuestron mbi 18 milionë euro/ Arrestohen dy persona, shpallet në kërkim Rezart Taçi për pastrim parash
Prokuroria e Posaçme (SPAK), mëngjesin e 12 nëntorit ka lëshuar tre urdhër arreste për tre persona, të cilët dyshohen se janë marrë me veprimtarinë kriminale “pastrim parash”, ku vlera përllogaritej mbi 18 milionë euro.
Përkatësisht urdhër arresti përfshinte shtetasin shqiptar Rezart Taçi, i përfshirë në biznese në sektorin e naftës.
Ky i fundit në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, respektivisht shtetasin A.B. dhe B. L.
Këta dy të fundit janë arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim biznesmeni Taçi. Sipas njoftimit, shtetasit shqiptarë kanë bashkëpunuar me dy shtetas italianë Francesco Zummo e Fabio Petruzzella. Ky i fundit jetonte në Zvicër.
Veprimet hetimore janë kryer nga policia gjyqësore e Drejtorisë së Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me koordinimin me Drejtorinë Antimafia në Prokurorinë e Republikës në Gjykatën e Palermos, Itali.
Nga provat e mbledhura ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur kanë organizuar funksionimin e një financimi ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme që kanë pasur si qëllim “pastrimin” e një shumë monetare të konsiderueshme që bëhen produkt të veprimtarisë kriminale.
Skema financiare është drejtuar nga dy italianët Zummo dhe I.Z., në bashkëpunim me një tjetër italian Petruzzella të zviceranit me origjinë italiane Daniele Castagalli si dhe të biznesmenit shqiptar Taçi.
Me ndihmën e dy shtetasve shqiptarë kanë kryer disa veprime dhe transaksione bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Këta veprime janë kryer pjesërisht, për shkak të hetimeve të kryera nga SPAK-u.
Nga hetimet ka rezultuar se ndihma për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.
SPAK ka caktuar masën “arrest me burg” për shtetasin shqiptarë pasi akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.
Për rrjedhojë SPAK lidhur me këtë procedim penal ka sekuestruar shumën monetare prej 18 milionë e 399 mijë e 941 pikë 50 euro.
Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar masën e sigurimit personal të vendosur ndaj shtetaseve A.B dhe B.L.
Ndërsa, “hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar”, theksohet në njoftimin e SPAK-ut.
Kush janë të arrestuarit?
Rezart Taçi është pronar i pikave të karburanteve “Taçi Oil”, në Shqipëri. Dy bashkëpunëtorët e tij të arrestuar janë truproja dhe kunati i Taçit.
Bledar Lilo, i cili është ish-truproja e Taçit kishte dhe aksione në disa kompani në Shqipëri. Së bashku me kunatin e biznesmenit, Artur Balla, pastronin paratë.
Ky i fundit është djali i ish-gjyqtares së Tiranës, Dhurata Balla.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore