Smoothie-t janë një mënyrë ideale për të kombinuar frutat dhe perime. Dhe e gjithë kjo në një mënyrë sa të shëndetshme aq dhe të shijshme.
Ndaj ne ju rekomandojmë një recetë që është e thjeshtë në përgatitje, e bukur në pamje dhe e lehtë në shijë.
Përbërësit: 400 gr kos, 200 ml lëng portokalli, 200 ml lëng mandarine, 200 ml lëng karotë, 4 lugë çaji mjaltë.
Përgatitja
Vendosim në multi–mikser lëngun e portokallit, mandarinës dhe karotës. Shtojmë kosin dhe mjaltin.
I përziejmë në mikser derisa të formohet një masë homogjene.
Tanimë është gati për tu shijuar, në çdo orar të ditës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com