Përballje

Skëndërbeu dhe Dinamo rikthehen në Superligë


Dy skuadrat e mëdha shqitpare: Skëndërbeu dhe Dinamo Tirana e kanë siguruar rikthimin në Superligën e Shqipërisë.

Dy klubet e lartcekura e siguruan ngjitjen në kategorinë e parë të futbollit shqiptar, pas ndeshjeve të javës së 24-të në Kategoria e Parë të futbollit të Shqipërisë.

Skënderbeu mposhti në udhëtim Turbinën me shifrat 0:4, sukses ky që e rikthen skudrën korçare në Superligë pas një sezoni.

Bardhekuqtë tani janë në vend të parë me 48 pikë, katër më shumë se Dinamo e vendit të dytë dhe tetë më shumë se Flamurtari i vendit të tretë.

Golat për Skënderbeun u shënuan nga Liço në pjesën e parë dhe më pas tre të tjerë në fraksionin e dytë. Dy prej të cilëve mbajnë firmën e sulmuesit 19-vjeçar Abubakari ndërsa një tjetër u shënua nga Abdul.

Ndërkohë, Dinamo u mposht në Lushnje nga vendasit me shifrat 2:1, por sigurojnë gjithashtu rikthimin në Superiore.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Cankës ndërsa në fraksionin e dytë, Prodani barazoi rezultatin.

Kur u duk se sfida do të mbyllej në barazim, Canka gjeti edhe njëherë tjetër rrugën e rrjetës duke i dhuruar fitoren lagunarëve.

Pas këtij rezultati, Dinamo mbeti në vend të dytë në kuotën e 44 pikëve, katër më shumë se Flamurtari i vendit të tretë.

Por, me tre pikët e garantuara në javën pasardhëse duke qenë se kalendari i rezervon përballjen me Tërbunin e skualifikuar nga gara, kryeqytetasit festojnë rikthimin në Superiore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore