“Shqipëria ka hyrë në epokë të re, atë digjitale”.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në konferencën e mbajtur në kuadër të firmosjes së marrëveshjes për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale, është shprehur se “digjitalizimi ka bërë që të jemi të ekspozuar edhe ndaj sulmeve kibernetike”.
“Sot, sfida më e madhe është kjo siguri, që është linja e fundit e mbrojtjes. Ne sot po ndërmarrim një qasje bazuar në ngjarjet që kanë ndodhur. Po nënshkruajmë marrëveshje shumë të rëndësishme për forcim të sigurisë”.
Sipas saj, sulmet mund të jenë të brendshme, ose të jashtme.
“Sot, kjo siguri është kthyer në fjalën kyç të çdo shteti. Dëmet që mund të shkaktojë 6 trilionë dollarëve, vlerën. Infrastrukturë e fortë përfshin shtresa mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike, muret e zjarreve, software. Qeveria shqiptare është e vetëdijshme për atë çfarë shkaktojnë sulmet”.
Ministrja theksoi se, një nga kërkesat e bashkëpunimit, është ngritja e sistemeve të burimeve njerëzore.
Ndërsa, Gjenerali James Jones, gjatë fjalës së tij, vuri në dukje se kjo është shprehje ndaj marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Shqipëri.
“Unë kam pasur privilegj të vizitoj Shqipërinë si drejtues i Komandës së Aleancës Supreme. Puna që do të bëjmë së bashku do të jetë shembull për vendet e tjera, për vendet mike me SHBA dhe Shqipërinë. Suksesi nuk do të jetë vetëm transformues, por do të sjellë siguri, vende pune dhe begati ekonomike”.
Në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama deklaroi se vlerëson bashkëpunimin për të adresuar sfidën e madhe për ngritjen e një qendre kombëtare sigurie për mbrojtjen kibernetike.
“Një sfidë e jashtëzakonshme, por jemi të bindur që duke pasur ndihmën e amerikanëve. Do ia dalim të kemi një qendër kombëtare sigurie kibernetike që do jetë një vlerë e shtuar edhe për vetë NATO-n, duke dhënë shërbime edhe përtej kufijve të Shqipërisë”.
Rama nuk la pa përmendur dhe ngjarjen e fundit të ndodhur në vend, lidhur me rrjedhjen e pagave të punonjësve.
“Ky lajm sot është shumë i mirë për ata që u lënduan nga dalja e të dhënave personale. Ishte një e keqe që nuk erdhi vetëm për keq, pasi shqiptarët panë me sytë e tyre një problem, të cilin sot e kemi më të lehtë se dje që ta adresojmë. Qytetarët përjetuan edhe efektet negative të një sulmi mbi sistemin, çka e bën marrëveshjen e sotme edhe më të mirëseardhur për ta”, ravijëzoi Rama.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore