Lajme

Si pasojë e zjarrit në Serbi vdesin gjashtë persona, katër prej tyre fëmijë


Ilustrim

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që shpërtheu mëngjesin e të premtes në Novi Sad. Në mesin e tyre katër fëmijë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një skuter i cili ishte i lidhur në rrjetin elektrik.

“Gjashtë persona vdiqën, duke përfshirë katër fëmijë, të moshës nga dy deri në shtatë vjeç. Supozohet se këta janë anëtarë të familjes që jetonte në atë adresë, DA (29), MS (23), EA (7), SS (5), DA (4) dhe LA (2)”, kanë bërë të ditur nga MPB-ja serbe, transmetojnë mediat serbe.

Nga MPB-ja serbe kanë theksuar se anëtarët e Administratës për Situata Emergjente të Serbisë, nëntë zjarrfikës me dy vetura e kanë fikur zjarrin, ndërsa policia serbe dhe prokuroria kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë potencohet se është duke i hetuar rrethanat që kanë sjellë deri te zjarri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore