Lajme

Si mund të ndryshojnë zgjedhjet e Indisë mjetet AI?


Për të parë se ku po shkon inteligjenca artificiale në fushatat elektorale, shikoni Indinë, demokracinë më të madhe në botë, teksa i drejtohet qendrave të votimit.

Një version i gjeneruar nga AI i kryeministrit Narendra Modi që është shpërndarë në WhatsApp tregon mundësitë për shtrirje të hiper-personalizuar në një vend me gati një miliard votues.

Në video – burimi i së cilës është i paqartë – avatari i Modi i drejtohet një sërë votuesish drejtpërdrejt, me emër.

Megjithatë, nuk është perfekte. Modi duket se mban dy palë syze të ndryshme dhe disa pjesë të videos janë të pikseluara.

Poshtë shkallëve, punëtorët në partinë e tij po dërgojnë video nga WhatsApp në të cilat përmes AI u dërgohen mesazhe personale votuesve specifikë për përfitimet e qeverisë që kanë marrë dhe kërkojnë votën e tyre.

Këto mesazhe video mund të gjenerohen automatikisht në cilëndo nga dhjetëra gjuhët e Indisë që flet votuesi.

Po kështu mund të jenë mesazhet telefonike nga chatbot-et e fuqizuara nga AI që thërrasin votuesit në zërat e liderëve politikë dhe kërkojnë mbështetjen e tyre.

Një shtrirje e tillë kërkon një pjesë të kohës dhe parave të shpenzuara për fushatën tradicionale dhe ka potencialin të bëhet një instrument thelbësor në zgjedhje.

Por teksa teknologjia shkon në skenën politike, ka pak parmakë mbrojtëse për të parandaluar keqpërdorimin.

Chatbot-et dhe videot e personalizuara mund të duken pak a shumë të padëmshme. Ekspertët shqetësohen, megjithatë, se votuesit do ta kenë gjithnjë e më të vështirë dallimin midis mesazheve reale dhe sintetike ndërsa teknologjia përparon dhe përhapet.

Në mbarë botën, zgjedhjet janë bërë një terren testimi për bumin e AI.

Në mesin e atyre që marrin trajtime për AI është Shakti Singh Rathore, një 33-vjeçar.

Detyra e tij këtë sezon zgjedhor është të tregojë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për programet dhe politikat e Modi. Kështu ai vendosi të krijojë një kopje të vetes.

“AI është e mrekullueshme dhe rruga përpara”, ka treguar Rathore ndërsa u vendos përpara një videokamere në zyrën e The Indian Deepfaker, duke u përgatitur për t’u mishëruar në mënyrë digjitale.

“Si mund t’i arrija ndryshe përfituesit e programeve të Modi në një numër kaq të madh dhe në një periudhë kaq të shkurtër kohore?”

Teksa Rathore rregulloi një shall me logon e partisë që i varej në qafë,  e udhëzojnë duke i thënë: Vetëm shiko nga kamera  dhe fol sikur personi është ulur pikërisht përballë teje.

Me një material prej rreth pesë minutash, duke përfshirë një regjistrim audio dhe fotografi të profilit, puna u krye.

Së pari, fytyra e Rathore ishte e izoluar nga çdo kornizë e regjistrimit.

Më pas u mblodhën të dhëna nga tiparet e fytyrës së tij, duke përfshirë madhësinë e fytyrës dhe buzëve, si dhe shikimin e tij.

Grupi i të dhënave më pas u fut në modelet AI që mësojnë të parashikojnë modelet e fytyrës.

Një “algoritëm klonimi” analizoi gjithashtu regjistrimin audio, duke mësuar kadencën dhe intonacionet e zërit.

Ekipi thotë se shpesh duhen gjashtë deri në tetë orë rregullim për të përsosur fytyrën dhe që buzët të sinkronizohen me fjalët.

Pjesa tjetër është kryesisht e automatizuar.

Në një demonstrim, u deshën rreth katër minuta për të krijuar rreth 20 video të personalizuara përshëndetëse.

Ekipi sakaq mund të prodhojë deri në 10 mijë video në ditë. Për punë më të mëdha në afat, marrin me qira njësi përpunimi grafike.

AI gjeneruese mund të heqë gjithashtu pengesat gjuhësore, gjë që është veçanërisht e dobishme në një vend të larmishëm gjuhësor.

Avatari i Rathore mund të programohet të flasë gjuhë rajonale për të arritur në qoshet më të largëta të Indisë.

Partitë politike jo vetëm që u dërgojnë mesazhe video votuesve, por gjithashtu përdorin zëra të klonuar për të thirrur drejtpërdrejt njerëzit, të gjitha të mundësuara nga chatbot si ChatGPT.

Në të kaluarën, kur një përfaqësues partie thërriste votuesit, ata e mbyllnin telefonin. “Por tani, kur një udhëheqës lokal shqipton emrin e një votuesi, ai tërheq menjëherë vëmendjen e tyre”.

Rathore ka shpenzuar rreth 24 mijë dollarë nga paratë e tij për të kontaktuar rreth 1.2 milionë njerëz përmes video-mesazheve dhe telefonatave të tij dhe për të marrë informacione se kush nuk përgjigjej.

Ai e e ka quajtur këtë një investim në të ardhmen e tij në politikë.

Marrë nga “New York Times”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore