Pandemia globale e njohur si COVID-19, ka prekur çdo fushë të jetës, ndoshta me ndikimin më dramatik në arsim.
Drejtori Global për Arsimin, Jaime Saavedra e ka quajtur atë “goditjen më të madhe të njëkohshme për të gjitha sistemet arsimore në jetën tonë”.
Edhe pse shpesh diskutohet se si pandemia, ka ndryshuar shkollat fillore dhe të mesme, tema e COVID-19 dhe edukimi në fëmijërinë e hershme shpesh anashkalohet.
Sipas statistikave globale, programet e kujdesit ndaj fëmijëve qëndrojnë ndër industritë më të goditura dhe më pak të mbështetura, pavarësisht nga fakti se ato ofrojnë nevoja thelbësore për fëmijët, familjet dhe shoqërinë.
Efekti i COVID-19 në edukimin e fëmijërisë së hershme
COVID-19 ka ndikuar thellësisht edukimin e fëmijërisë së hershme dhe edukatorët që punojnë me fëmijët gjatë kësaj periudhe kritike të zhvillimit.
Megjithëse ofruesit e kujdesit për fëmijët kanë luajtur një rol kyç në mbështetjen e industrive të tjera thelbësore gjatë krizës, shumica kanë luftuar dhe shumë janë mbyllur.
Rëndësia për fëmijët
Merita Sejdiu, profesioniste e Edukimit Inkluziv, dhe mësuese në një kopsht të fëmijëve në Prishtinë, thotë për Albanian Post se fëmijët nga mosha 0-5 vjeç, përjetojnë një periudhë kritike të zhvillimit të trurit.
“Gjatë kësaj kohe, truri zhvillohet më shumë se në çdo moshë tjetër. Cilësia e përvojave dhe edukimit të hershëm të fëmijës formëson aftësinë e fëmijës për të mësuar dhe për të pasur sukses gjatë gjithë jetës”.
Sipas saj marrëdhëniet e kujdesshme dhe të përgjegjshme janë thelbësore për zhvillimin e hershëm të trurit të një fëmije.
“Ndërsa këto marrëdhënie fillojnë në shtëpi, ato shtrihen në ndërveprimet e fëmijës me ata që ofrojnë kujdes kur mami dhe babi janë larg”, është shprehur Sejdiu.
“Fëmijët e vegjël gjithashtu kanë nevojë për shumë mundësi për të luajtur dhe eksploruar në mjedise të sigurta dhe të qëndrueshme. Atyre u duhet folur, lexuar, luajtur dhe ekspozuar ndaj librave, këngëve dhe përvojave të ndryshme shqisore”, ka thënë ajo.
Rëndësia për familjet dhe shoqërinë
Përveç kësaj, punonjësit e kujdesit për fëmijët bëjnë të mundur që familjet të shkojnë në punë dhe të fitojnë të ardhura. Pa kujdesin ndaj fëmijëve, të rriturit me fëmijë nuk mund të mbajnë një punësim të qëndrueshëm.
Pa një fuqi punëtore të besueshme, ekonomia nuk mund të kthehet në normalitet dhe sigurisht nuk mund të lulëzojë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dita Botërore e Qenit: nga Isaac Newton tek Audrey Hepburn, shtatë histori të njerëzve të famshëm dhe miqve të tyre me katër këmbë
-
Australianët fitojnë ‘të drejtën të shkëputen’ pas orarit të punës
-
Si e kaloi princesha Diana ditëlindjen e saj të fundit?
-
“Fiket ëndrra për të pasur shtëpinë tonë”, rrëfimi për BBC i mësimdhënësit nga Kosova që po e braktisë Britaninë e Madhe
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor