Lajme

Si i ndryshoi 11 shtatori udhëtimet?


Pas ngjarjes së rëndë së 11 shtatorit, ku vdiqën pothuajse 3 mijë njerëz, nga një akt i urrejtje, fluturimet ndryshuan totalisht.

Kushdo që ka qenë prezent në fluturimet para 11 shtatorit e mban mend ndryshimin.

Pas ngjarjes së rëndë ku katër avion përfunduan të rrëmbyer dhe u përplasën me kullat binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siguria në aeroporte u rrit maksimalisht.

Sulmi më i keq terrorist në tokën amerikane çoi në rritjen e masave të sigurisë dhe ndonjëherë të mbushura me tensione në aeroportet në të gjithë botën, me qëllim parandalimin e përsëritjes së asaj dite të tmerrshme.

Kataliza ka kontribuar edhe në ndryshime tjera, të cilat kanë çuar në reforma mbi industrinë e linjave ajrore.

Dy muaj pas sulmeve, Presidenti Xhorxh W. Bush nënshkroi legjislacionin që krijonte “Administratën e Sigurisë së Transportit”.

Ligji kërkonte që të gjitha çantat të kontrolloheshin me detaje.

‘Nuk ka pasur një tjetër 11 shtator. Asgjë as afër. Por pas asaj dite, fluturimi ndryshoi përgjithmonë.”

Masat e sigurisë evoluan dhe kështu udhëtarëve iu kërkua të hiqnin rripat dhe të hiqnin disa sende nga çantat për skanim. Gjërat që u përdorën nga rrëmbyesit e 11 shtatorit, u ndaluan.

Çdo kërkesë e re dukej se po zgjaste oraret. Për shumë udhëtar, rregullat e tjera ishin më mistifikuese, të tilla si kufizimet në lëngjet sepse ato të gabuara ndoshta mund të përdoren për të shpikur një bombë.

“Heqja e  këpucëve për shkak të një incidenti në një aeroplan duket disi ekstreme,” tha Ronald Brigg.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore