Kultura është besimi në lidhje me etikën, sjelljet dhe vlerat që ndiqen nga shumica e njerëzve brenda një shoqërie. Ajo ndikon në identitetin tonë dhe madje edhe në bindjet tona për natyrën e jetës.
Sipas terapistes së specializuar në cështjet e familjes dhe martesës, Dr Linda M. Gantt, lloji i kulturës në të cilën jemi rritur, qoftë individualiste apo kolektive ndikon në besime dhe në mënyrën sesi sillemi.
Për shembull, dikush që rritet në një kulturë “të ngushtë” (Kolektive), ku rregullat zbatohen me forcë, nuk mbështet mendimin ose sjelljen individualiste.
Sidoqoftë, personat që janë rritur në një kulturë “të hapur” (Individualiste) kanë më shumë lirshmëri në mënyrën se si sillen dhe çfarë besojnë. Kultura individualiste është më e spikatur në shoqëritë perëndimore si Amerika. Kjo kulturë bazohet në besimin se jeta e një personi i përket atij personi.
Nga ana tjetër, kulturat kolektive besojnë se detyrimi i parë i një personi është ndaj shoqërisë. Dhe, ata duhet të sakrifikojnë nevojat e tyre për të përfituar më të mirën. Kur rregullat e mendimit dhe sjelljes janë më të ngurta, shoqëria ka tendenca kolektive.
Çdo kulturë ka aspekte të besimeve individuale dhe kolektive, por në kulturat individuale, më shumë vlerë ka ekstroverti.
Ndërsa kultura kolektiviste peferon një stil personaliteti më introvert dhe inkurajon sjelljet që janë përfaqësuese të shumicës së njerëzve.
Ata janë të mirë në mbajtjen e harmonisë mes grupeve sepse kanë tendenca të shohin perspektivën e tjetrit. Kjo nuk ndodh me individualistët, ata nuk janë të mirë për grupime
Një tjetër ndryshim mund të vërehet duke krahasuar gjendjet shpirtërore të ekstrovertëve me ata që kanë më pak ekstroversion.
Njerëzit që vijnë nga kultura të lira duket se janë më të lumtur. Kjo mund të jetë sepse ata marrin më shumë vëmendje.
Kultura gjithashtu përforcon besime të caktuara fetare.
Disa vende janë kryesisht katolike ndërsa të tjerët mund të jenë protestantë, myslimanë, hebrenj, hindu ose budistë. Secila fe ka standardet e veta për sjelljen personale.
Këtu mund të sjellim parasysh se si këto kultura kufizojnë zgjedhjet që njerëzit kanë në zgjedhjen e një profesioni, një bashkëshorti, rolet e grave dhe veshjet që ata veshin dhe sillen.
Disa kultura inkurajojnë afërsi fizike kur janë në bisedë, ndërsa të tjerët nxisin shkëmbime verbale me zë të lartë, madje argumentues, dhe disa mund të vlerësojnë biseda të buta dhe të sjellshme.
Mirëqenia emocionale në përgjithësi evidentohet më shumë në kulturat që promovojnë besimin në fakte dhe jo në teori sepse ka më shumë siguri emocionale në realitet.
Mirëqenia më e madhe emocionale vihet re tek emigrantët, karakteristikat e personalitetit të të cilëve ishin më në përputhje me normat kulturore të vendit të ri në të cilin ata migruan, pasi ata e kanë zgjedhur vetë kulturën e tyre.
Përshtatur nga AlbanianPost.com për Santa Maria Times.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com