“Si duhet dhe besnikërisht” – Japonia i kërkon Kosovës zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, të martën ka takuar homologen e saj japoneze, Yoko Kamikawa.
Në takim, siç thuhet në një komunikate për media e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë, është diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe për nevojën e zbatimin të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të këtij procesi.
“Japonia mbështet zgjidhjen e çështjeve përmes dialogut Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE-ja dhe se është e rëndësishme të zbatohen si duhet dhe besnikërisht marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut”, thuhet në komunikatën për media të MPJ-së japoneze.
Gjatë bisedës e cila ka zgjatur rreth 45 minuta, Gërvalla e Kamikawa kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet Kosovë – Japoni.
“Japonia dëshiron të punojë me Republikën e Kosovës dhe shprehu dëshirën e saj për të forcuar më tej marrëdhëniet e mira mes dy vendeve në me rastin e 15 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Kosovës këtë vit”.
Kamikawa, siç thuhet në komunikatë për media gjatë takimit ka vlerësuar edhe rëndësinë e madhe për prosperitetin e qëndrueshëm përmes anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Për takimin në fjalë është deklaruar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Në komunikatën për media e lëshuar nga kjo ministri theksohet se tema e takimit ka qenë “thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Japonisë, mbështetja në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.
“Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla shprehu falënderimet e saj për gjithë mbështetjen e madhe që Japonia i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, si në rindërtim, zhvillim ekonomik, arsim dhe proceset integruese”.
Në komunikatë nuk është përmendur në asnjë rast kërkesa e Japonisë drejtuar Kosovës për zbatimin e Marrëveshjeve të dala nga procesi i dialogut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë