Kosova

Shtyhet afati për pranimin e policëve në Veri


Policia e Kosovës njoftuar se ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve të ri policorë në Veri të vendit – i banuar me shumicë serbe.

“Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkalinj, egjiptianë, kroatë, malazezë, maqedonas.

Më 5 nëntor 2022, të gjithë serbët që kanë punuar nëpër institucionet publike, përfshirë ata në polici, kishin dhënë dorëheqje kolektive, si shenjë pakënaqësie ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës.

Që nga ajo kohë, një numër tejet i vogël i tyre është rikthyer në institucionet kosovare, derisa krerët e shtetit vazhdimisht u kanë bërë thirrje serbëve që të kthehen në institucione.

Përveç në Polici, vakante kanë mbetur me qindra pozita edhe në sistemin e drejtësisë dhe në pushtetet lokale të komunave veriore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore