Jetesë & Stil

Shtëpitë më të famshme në botë


Shtëpia është ambienti ku pushojmë, dhe kujdesemi më së shumti që gjithçka të jetë në rregull.

Ja cilat janë shtëpitë më të famshme.

Versaja

Kjo shtëpi e shtrenjtë u ndërtua nga Luigji XIV. Si rezidencë përmban 6000 metra katrorë hapësirë të lirë. Me pothuajse çdo dysheme dhe çati të larë në flori, shtëpia vërtet që shkëlqen gjatë gjithë kohës. Kopshtet përrallore shoqërojnë pamjet e kësaj ‘shtëpie’ përgjatë çdo dritareje apo ballkoni.Një nga kryeveprat arkitekturore.

Shtëpia e Bardhë

Ajo çka e bën Shtëpinë e Bardhë të ruajë klasifikimin nuk është vetëm numri i dhomave apo dizajni, por vetë historia që ka shtëpia. E transformuar nga të gjithë presidentët e Amerikës ndër vite, Shtëpia e Bardhë përmban kopshtin me skultupturat më elegante, dhomat e dizenjuara nga arkitektët më me famë dhe mobiljet të përzgjedhura nga vetë presidentët.

Pallati Windsor

I ndërtuar nga William Zotëruesi, pallati Windsor qëndron midis veriut të Londrës dhe lumit Thames. Nuk është madhësia ajo që e bën këtë pallat kaq të bukur por magjia e rrugës që të çon aty, dera e hekurt qëndron në fund të një rruge me gura shkëlqyes dhe pemë. Megjithë ndërtimin e saj nuk ka dyshime se Windsor është një nga 10 më të mirat.

Kështjella e Strasolo Di Sopra

Në veri të Italisë, kjo kështjellë ka qenë pronë e familjes Strassoldo për rreth 1000 vite. E rrethuar nga kopshte luksozë, disa nga muret e shtëpisë janë të mbuluar butësisht nga bimë kacavjerrëse..

Kështjella ‘Bran’

Vendosur në majën e kodrës Romanian, kështjella është e njohur më mirë si shtëpia e karakterit të Bram Stoker, konti Drakula. Kjo e bën shtëpinë një nga më të veçantat.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore