Shtëpia e Bardhë: Izraeli ka arritur thuajse të gjitha objektivat e tij ushtarake kundër Hamasit
Izraeli “ka arritur shumicën dërrmuese të objektivave të tij ushtarakë në luftën kundër Hamasit”.
Kështu ka thënë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, sipas The Times of Israel.
Kirby ka thënë se Izraeli ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit dhe ka shkatërruar lidershipin e grupit terrorist në të gjitha nivelet, duke reduktuar në mënyrë dramatike aftësitë e tij ushtarake.
Kirby pranon, megjithatë, se Hamasi ka ende luftëtarë aktivë dhe është ende në gjendje të përdorë tunelet për të lëvizur dhe ruajtur armët.
“Hamasi nuk është vetëm një organizatë ushtarake. Është gjithashtu një ideologji që ende nuk beson në ekzistencën e shtetit të Izraelit, një ideologji që vazhdon të këmbëngulë në idenë e shtrembëruar se ajo që ndodhi më 7 tetor duhet të lejohet të ndodhë përsëri, kështu që ne do të vazhdojmë të sigurohemi që Izraeli ka atë që i nevojitet për të mbrojtur veten kundër këtij kërcënimi”, ka shtuar Kirby.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com