Lajme

Shqiptarët nuk arrijnë të paguajnë faturat e ujit dhe dritave


Sipas një ankete të kryer nga Këshilli i Kooperimit Rajonal (RRC), i cili përbëhet nga 46 vende, organizatata ndërkombëtare dhe institucione financiare, Shqipëria renditet si vendin me më pamundësi për të paguar faturat mujore të dritave, ujit, qirasë, ushqimeve, ngrohjen e shtëpive dhe pushimeve jashtë vendit.

Shqipëria u rendit ndër më të varfërat edhe në rajon, në krahasim me Serbinë, Bosnjen, Kosovën,  Maqedoninë, dhe Malin e Zi.

Sipas anketës 26% e qytetarëve në vitin 2020 nuk kishin mundësi të paguanin faturat e dritave dhe të ujit. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, ku vetëm 10% e boshnjakëve kanë pohuar vështirësi në pagesën e tyre, 19% e qytetarëve nga Kosova, 20% e maqedonasve, 19% e malazezëve dhe 17% e serbëve.

Rreth 42% e shqipëtarëve nuk kanë mundësi të krijojnë ngrohje për banesat e tyre. Mungesa e standardeve në banesave, ngrohja e shtrenjtë me energji dhe të ardhurat e ulëta privojnë gati gjysmën e shqiptarëve të kenë akses në ngrohjen e banesave.

Shqiptarët gjithashtu kishin përqindjen më të lartë në rajon për pamundësinë në sigurimin e ushqimeve dhe veshjeve të nevojshme për familjen.

19% e qytetarëve të vendit tonë pohuan se nuk kishin mundësi të siguronin këto furnizimeve jetike.

Në Bosnjë, vetëm 7% e qytetarëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe veshje, 12% e shtetasve nga Kosova, 11% e maqedonasve, 13% e malazezëve dhe 10% e serbëve nuk kishin atë mundësi.

Nga anketa e realizuar janë marrë një numër i cakatuar njerëzish, dhe janë pyetur nese kanë mundësi të udhëtojnë jashtë vendit? 64% e tyre janë përgjigjur jo./AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore