Shqiptarët në Luginë vazhdojnë kundërshtimin e politikave diskriminuese të Serbisë, protestojnë përsëri më 23 shtator
Diskriminimi sistematik, mohimi i të drejtave elementare si përdorimi i flamurit kombëtar, pasivizimi i adresave janë vetëm disa nga arsyet që qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës do të mbajnë protestën e dytë me radhë.
Kjo u bë e ditur të enjten nga deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, por që ishte paralajmëruar edhe më herët nga liderët politikë shqiptarë në Luginë të Preshevës në prononcime për Albanian Post.
Protesta e parë e shqiptarëve në Serbi me sloganin “për identitet dhe dinjitet” u mbajt më 12 gusht në Bujanoc, ndërsa e dyta do të mbahet më 23 shtator në Preshevë, e cila pritet të nis nga ora 13:00.
“Protesta vazhdon. Për identitet e dinjitet! Të marshojmë, të gjithë bashkë. Kundër diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Të marshojmë për barazi dhe drejtësi!”, shkroi Kamberi në platformën sociale, Facebook.
“Në Gusht ishim në Bujanoc, në Shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë!”, shtoi.
Kamberi tregoi se protesta ka për qëllim “ndërprerjen e pasivizimit të adresave, për njohjen e diplomave tona, për vende pune dhe për institucione të hapura për të gjithë. Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.
“Për Preshevën me Gjykatë, për institucione shtetërore ku përfaqësohen shqiptarët! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë. Dilni dhe marshoni!”.
Protesta është përkrahur – ndër të tjerë – edhe nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Serbi, Nevzad Lutfiu.
Këtë protestë, por edhe kauzën për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, Lutfiu theksoi se “ia kemi borxh fëmijëve të fëmijëve tanë”.
Pas protestës së parë të mbajtur, vetëm pas disa ditësh u shfaqën grafite anti-shqiptare si “vdekje shqiptarëve”, “Kosova është Serbi”, e të ngjashme.
Këto grafite u dënuan ashpër nga liderët politikë shqiptarë, të cilët kërkuan që autorët të mbahen përgjegjës.
Nga ana tjetër, këto grafite nuk u dënuan fare nga autoritetet qendrore të Serbisë, cka bëri që të ketë akuza se të njëjtat janë nxitur nga vetë Beogradi zyrtar.
Ndryshe, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2022, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe kombëtare në Serbi, me më shumë se 61,000 qytetarë. Shumica e tyre janë në komunat në jug të Serbisë – Preshevë dhe Bujanoc.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë