Në mediat polake, Shqipëria përmendet si një vend “unik”, i cili ia vlen të vizitohet këtë verë sidomos për çmimet “tepër të ulëta”.
Për këto çmime, thuhet se “ëndërrohen” të gjenden në Poloni dhe se janë shumë larg të qenit në vende të tjera për të kaluar pushimet verore, si Greqia, Italia apo Spanja.
“Shqipëria është një nga vendet e pakta në Evropë ku çmimet, madje edhe për polakët, janë jashtëzakonisht inkurajuese”, ka thënë Iwona Decyk, një tifoze e Shqipërisë, e cila aktualisht po viziton vendin.
Decyk i ka dërguar medias polake edhe një foto të menusë, në të cilën duken çmimet e disa nga pjatave dhe pijeve më të porositura.
Kjo e ka bërë median ta cilësojë Shqipërinë si një “parajsë çmimesh”.
Më tej, kanë bërë një përshkrim të vendeve më të bukura bregdetare, mes të cilëve shquhet Ksamili. Për të është shkruar se është një nga vendet më ekzotike të jugut të Shqipërisë, veç katër kilometra nga ishulli i njohur grek i Korfuzit.
Por nuk mbaron me kaq. Ksamili për ta “u ngjason Karaibeve, ose Bahamas-it”.
“Bregdeti me shumë gjire, plazhet me rërë dhe disa ishuj, konsiderohen si pjesa më e bukur”, shkruhet në artikull.
E, nga ana tjetër, janë vënë në dukje edhe lehtësirat ndaj COVID-19, ku nuk lejohet leje specifike hyrjeje dhe qëndrimi apo karantinim i detyrueshëm. Gjithashtu, as nevoja për paraqitjen e një testi negativ.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
The Guardian: Tur skish në Ballkan mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi – Aty ku më shumë sheh vende, se njerëz
-
Çmimet e çmendura në aeroportet evropiane – Pse nuk ka kufi?
-
Qytetet e humbura të Rrugës së Mëndafshit dalin në dritë në malet e Uzbekistanit
-
“Islands”: Tirana, kryeqyteti më ‘jo konvencional’ i Evropës