Agjencia shqiptare e Efiçencës së Energjisë hapi një tender prej 83.3 milionë lekësh (823 mijë dollarë ose 770 mijë euro) për instalimin e stacioneve të karikimit të automjeteve elektrike (EV) në tetë qytete dhe pranë pikave kufitare.
Lajmi u bë i ditur nga SeeNews, duke cituar deklaratën e agjencisë.
Operatori fitues do të angazhohet me instalimin e stacioneve të karikimit të shpejtë të EV 50 MW në Sarandë, Gjirokastër, Himarë, Vlorë, Durrës, Velipojë, Shkodër dhe Korçë.
Ndërsa stacionet e karikimit 150 MW do të vendosen pranë pikave të kontrollit të Hanit të Hotit, Kakavijës, Durrësit dhe Vlorës, sipas dokumenteve mujore të publikuara nga agjencia në faqen e internetit të prokurimeve të vendit.
Projekti parashikon gjithashtu ngritjen e një terminali qendror monitorimi dhe komandimi.
Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 20 qershor.
Agjencia për Efiçiencë të Energjisë është përgjegjëse për zbatimin e politikave dhe promovimin e masave të efiçiencës së energjisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore