Shqipëria

Shqipëria e angazhuar plotësisht me aleatët për qetësimin e situatës në rajon, sipas Ramës


Kryeministri shqiptar Edi Rama garantoi se Shqipëria është e angazhuar që të bashkëpunojë me BE-në dhe SHBA-të për qetësimin e situatës në rajon, e cila është urgjente.

Lajmi u bë i ditur gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell.

“Jam shumë i lumtur që më në fund arritëm të lironim tre policët e marrë peng dhe tani është koha që të bëjmë ndërhyrje të menjëhershme në mënyrë që situata të mos përshkallëzojë. Ju (Borrell – ed.) e përmendët vetë që është situatë urgjente dhe ne jemi të angazhuar plotësisht të punojmë dhe të bashkëpunojmë me ju të gjithë aleatët, në mënyrë të tillë që mos të lejojmë që e gjithë kjo situatë të ndikojë në mënyrë negative tek rajoni”, theksoi Rama.

Në fjalën e tij, kreu i Qeverisë shtoi se “janë kaq shumë gjëra për të bërë, kemi bërë progres me nismat tona, nuk mund të lëmë që e gjithë kjo kështjellë që kemi ndërtuar deri tani të shembet nga një zhvillim kaq absurd që bazohet në pretendime kaq absurde”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore