Shqipëria dyfishon pagat për efektivët e FA në misionin e KFOR-it në Kosovë, thotë Peleshi
Shqipëria do të dyfishojë pagat për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Sipas tij, angazhimi dhe përkushtimi i efektivëve të Shqipërisë në tetë misione ndërkombëtare të rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal, është thelbësor.
“Dyfishimi i pagave për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e KFOR-it në Kosovë tregon qartë angazhimin tonë për të vlerësuar punën e tyre në mënyrë të drejtë”, ka theksuar ai.
Po ashtu ka vijuar duke thënë se po vijohet të punohet për të siguruar një rritje të përgjithshme të pagës për të gjithë personelin në misione.
“Shqipëria, eksportuese e paqes dhe aleate dinjitoze në NATO”.
Janë dyfishuar zyrtarisht me një vendim të Këshillit të Ministrave, pagesat e ushtarëve të Forcave të Armatosura shqiptare, të cilët janë me mision në Kosovë, në kuadër të stacionimit të trupave të KFOR-it.
Sipas VKM-së, pagesa do të dyfishohet, nga 6 mijë lekë në 12 mijë lekë.
Çfarë vendosi Këshilli i Ministrave?
Në vendimin nr.910, datë 22.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR, Kosovë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në pikën 4, togfjalëshi “… 31 dhjetor 2024 …” zëvendësohet me “… 31 dhjetor 2027 …”;
b) Në shkronjën “a”, të pikës 5, togfjalëshi “… në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë …” zëvendësohet me “… në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) …”.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore