Shqipëria

Shqipëria dhe Kosova, në pritje të “ALPEX-it”


Me krizën energjetike në Evropë, çmimi i energjisë elektrike dhe marrëveshjet e ndryshme të energjisë janë bërë temë e nxehtë në media dhe rreth tavolinës së kafesë.

Dhe kur diskutimi është për çmimin e energjisë elektrike, diskutimi shumë shpejt kthehet në shkëmbimet e energjisë.

E njoftuar në vitin 2019 për herë të parë Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike (ALPEX), do të nisë aktivitetin e saj pas disa peripecish.

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike u licencua në muajin tetor nga Enti Rregullator për një afat 5-vjeçar.

Në vendimin e ERE-s shpjegohet procedura e operimit të ALPEX: “ALPEX, do të kryejë veprimtari që lidhen me krijimin, menaxhimin dhe administrimin e tregut të organizuar të energjisë elektrike nëpërmjet platformës së tregut, në bazë të ditës në avancë dhe brenda se njëjtës ditë”.

Ajo ka regjistruar tre kompanitë e para, teksa brenda muajit mars pritet të jetë gati për të nisur edhe aktivitetin.

Operatori i Sistemit të Transmetimit, i cili është edhe aksioneri kryesor në bursë, është anëtari i parë zyrtar i ALPEX.

Ndërsa pas tij janë regjistruar zyrtarisht gjatë kësaj jave dy shoqëritë, pjesë e grupit të OSHEE, Furnizuesi i Tregut të Lirë dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal, raporton A2 CNN.

Që para katër vitesh, mazhoranca pati premtuar se bursa – e cila krijon një standard të ri në tregun e energjisë duke sjellë furnizim më të mirë me energji elektrike dhe shërbim më cilësor – do të ishte në prioritetet e programit qeverisës.

Finalizimi i projektit ka qenë i vështirë pasi shpesh ka hasur në zvarritje.

Çfarë ndodhi

Shqipëria dhe Kosova kompletuan në muajin dhjetor të vitit të kaluar kuadrin rregullator për Bursën Shqiptare të Energjisë Energjetike, por tregu u planifikua të niste në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Tregtimi në bursën e energjisë elektrike të Maqedonisë së Veriut është në rrugën e duhur për një fillim në prill ose maj.

Bursa e Malit të Zi të Energjisë – MEPX ishte menduar të niste deri në fund të vitit 2022.

Megjithatë, operatori i saj BELEN tha se zgjodhi prillin, kur balanca midis ofertës dhe kërkesës pritet të jetë më e favorshme.

Nisja e tregtimit në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) ishte planifikuar për në datën 23 nëntor, por edhe ajo u shty.

Ndërkohë, të dy firmat filluan testimin e sistemit dhe trajnimin e pjesëmarrësve të ardhshëm të tregut.

Vetëm Serbia ka një shkëmbim operativ të energjisë në Ballkanin Perëndimor – SEEPEX, i cili tani po bashkohet me BSP SouthPool nga Sllovenia për të formuar Bursën e Energjisë së Danubit Alpine-Adriatik ose ADEX.

Plani për një treg spot në Bosnjë dhe Hercegovinë është ende në fazën e diskutimit.

Sipas kalendarit, tregu i ashtuquajtur “day-ahead” (me çmime të detyrueshme financiarisht të ditës për të nesërmen) në Shqipëri do të krijohej në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Kjo, pasi Autoriteti Rregullator i Energjisë në vend (ERE) dhe Zyra e Rregullatorit për Energjinë (ZRRE) e Kosovës miratuan rregullat dhe procedurat e tregtimit.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu tha se marrëveshja është një hap i madh drejt krijimit të një tregu rajonal të energjisë për Ballkanin Perëndimor.

Nisja e ALPEX-it do të kontribuojë në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të krijuar një treg pan-evropian të energjisë elektrike, tha organi rregullator në një njoftim.

Lehtësimet

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë bëri të ditur asokohe se kishte përgatitur një vendim për të përjashtuar nga taksa e vlerës së shtuar makineritë dhe pajisjet e tjera të importuara për prodhimin e energjisë së gjelbër.

Kjo, për të ndihmuar në shkëmbimin e energjisë elektrike, që do të niste më 23 nëntor.

Pas dy muaj diskutimesh me një grup pune me përfaqësues të sektorit të biznesit, Ministria tha se ka vendosur të miratojë disa nga kërkesat e tyre për të lehtësuar ndikimin e krizës energjetike.

Edhe pse Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kishte kritikuar herë pas here përjashtimet nga tatimi mbi vlerën e shtuar, Qeveria vendosi të prezantojë masën për të gjitha makineritë dhe pajisjet e tjera të importuara për të investuar në energjinë diellore dhe energjinë e erës.

Themelimi i Bursës shënon një fazë të re në sektorin e energjisë, i cili do të garantojë më shumë transparencë dhe konkurrencë në tregun e energjisë elektrike.

Po ashtu ajo do të ndikojë në shfrytëzimin më efikas të kapaciteteve ndërkufitare dhe pritet që çmimi i energjisë elektrike të ulet për qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria.

Kjo pasi, në vitin 2020 në Prishtinë, Administratori i OST-së, Skerdi Drenova dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës, Ilir Shala, nënshkruan marrëveshjen e aksionarëve për themelimin e Bursës si dhe miratuan statutin e saj.

Përveç tjerash, ALPEX, do të inkurajojë investime të reja në gjenerimin e energjisë elektrike dhe në rrjetet e transmetimit në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve ekzistuese të energjisë në të dyja vendet.

Cilat janë këto shkëmbime të energjisë 

Shkëmbimi i energjisë është një platformë tregtare ku takohen prodhuesit e energjisë elektrike dhe konsumatorët e energjisë elektrike.

Ekzistojnë dy lloje të shkëmbimeve të energjisë. Në bursat e energjisë elektrike të specializuara në tregtimin fizik, prodhuesit dhe konsumatorët e energjisë elektrike tregtojnë me qëllimin e shpërndarjes fizike të energjisë elektrike nga prodhuesi te konsumatori.

Ndërkohë, synimi i bursave të derivateve është t’u ofrojë kompanive mënyra për të mbrojtur rreziqet që lidhen me çmimin e energjisë elektrike.

Shumë prodhues dhe konsumatorë të energjisë elektrike vlerësojnë parashikueshmërinë në çmimet e energjisë elektrike dhe në rreziqet që lidhen me tregtimin.

Konsumatorët që kanë lidhur një marrëveshje të energjisë elektrike me tarifë fikse dhe me afat të caktuar e dinë çmimin e energjisë elektrike për periudhën e marrëveshjes dhe kështu janë në gjendje të vlerësojnë shumën e faturave të tyre të ardhshme të energjisë elektrike.

Ndërkaq, kompanitë industriale synojnë të sigurojnë paraprakisht disponueshmërinë dhe çmimet e lëndëve të para, të energjisë dhe të inputeve të tjera të prodhimit, në mënyrë që të mund të vlerësojnë produktin e tyre përfundimtar dhe të planifikojnë prodhimin e tyre.

Do të ishte e pamundur për një prodhues të energjisë elektrike të planifikonte investimet e tij nëse do të dinte vetëm fluksin e nesërm të parasë.

Në një shkëmbim derivatesh, tregtimi përqendrohet në muajt dhe vitet e ardhshme – madje edhe deri në pesë vjet në të ardhmen.

Tregjet e derivateve quhen gjithashtu tregje të së ardhmes ose financiare.

Në një kontratë derivative, palët bien dakord për dorëzimin e një sasie të caktuar të energjisë elektrike me një çmim të caktuar për një periudhë të caktuar kohore.

Një transaksion derivatesh zakonisht nuk përfshin transferimin e ndonjë produkti fizik – vetëm para.

Tregtimi në një bursë ka shumë përfitime. Kur platforma ka shumë pjesëmarrës në të njëjtën kohë (shitës dhe blerës), gjetja e çmimit të tregut është efikase.

Tregtimi në bursë është një ankand i vazhdueshëm, ku si shitësit ashtu edhe blerësit bëjnë oferta.

Bursa publikon ofertat e paraqitura dhe çmimet e transaksioneve të kryera.

Kjo rrit transparencën dhe e bën më të lehtë për pjesëmarrësit të krijojnë një kuptim të nivelit aktual të çmimeve për periudha të ndryshme në të ardhmen.

Në fund të ditës, bursa publikon çmimin e mbylljes së ditës, të cilin kompanitë e përdorin për të vendosur një vlerë kontabël mbi derivatet e energjisë elektrike që kanë blerë.

Sfidat më të rëndësishme të tregtimit të këmbimit janë kërkesat financiare dhe raportimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore