Shqipëria

Shpëtohen 7 turistët e huaj të bllokuar në kanionin e Langaricës


Në Përmet, punonjësit e Policisë i kanë ardhur në ndihmë shtatë turistëve të huaj që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës.

Në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave”, turistët, duke eksploruar me këmbë zonën, mbetën të bllokuar në pjesën e kanionit për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse u nisën menjëherë në drejtim të zonës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse kanë kontrolluar zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve.

Dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtatë turistëve nga terreni i vështirë.

Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore