Një shpërthim i fuqishëm është raportuar më datë 20 janar në Madrid, Spanjë. Të paktën një person është zhdukur. Një ndërtesë që i përkiste kishës është shembur.
Ndërtesa e shembur ishte një kompleks fetar që ofronte trajnime për priftërinjtë dhe jepte ushqime për të pastrehët.
Dëshmitarët okularë thonë se ka njerëz të lënduar. Shumica e automjeteve të parkuara në rrugën përpara ndërtesës ku ndodhi shpërthimi janë dëmtuar.
Pas shpërthimit, shërbimet e urgjencës kanë informuar publikun që të shmangin rrugën “Porto de Toledo” në qendër të kryeqytetit, në të cilën ndodhi edhe shpërthimi.
Një zëdhënëse e policisë ka thënë se zona po evakuohet, por nuk mundi të konfirmonte burimin e shkaqeve të shpërthimit. Mediat lokale thonë se shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të një rrjedhjeje gazi./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com