Shqipëria

Shpërthen eksplozivi në makinën e ish-kandidatit për deputet Elton Debreshi


Pas mesnate, të premten e 27 gushtit, policia e Dibrës, ka njoftuar se i është vendour lëndë plasëse automjetit në pronësi të shtetasit Elton Debreshi.

Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit, ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Kujtojmë që Debreshi ishte kandidat i pavarur, në Qarkun e Dibrës, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore