Vende

Shpella që mund të ketë qenë shtëpia e mbretit të Anglisë Veriore


E vendosur si fole përbrenda një shkëmbi dhe afër lumit në periferi të Anglisë, një shtëpi anglo-saksone në brendësi të shpellës, gati se e plotë, ka qëndruar aty në pritje për të na treguar histori me shekuj të vjetër.

Ndoshta ndonjë mbret Northumbrian i përzënë dhe duke i jetuar ditët e tij të fundit në vetmi – brenda mureve me gurë. Ose ndonjë nga Ushtria e Madhe Heathen – luftëtarët vikingë nga Skandinavia – të cilët pushtuan Anglinë me numra të mëdhenj, dhe vendoset kampe jashtë, duke e pushtuar atë që atëherë njihej si Mbretëria e Mercisë.

Hulumtues nga Royal Agricultural University, në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Wessex Archeology, besojnë se Anchor Churc Caves (Kishë-shpellat e ankoruara), kanë qenë vend argëtimi për artistokratë në shekullin e tetëmbëdhjetë, dhe mund të kenë origjinë mejsetare, gjë që mund ta bëjë atë një nga banesat më të vjetra dhe të paprekura në Britani.

“Ka qenë mu para syve tanë”, i tha Washington Post-it kryearkeologu Edmund Simons. “Të gjithë e dinë që është aty, gjithmonë aty ka qenë. Por tani mund të dëshmojmë se ka një origjinë shumë më të hershme”.

Simons, hulumtues shkencor në Royal Agricultural University, tha se historia, arkeologjia dhe folklori vendor i ka dërguar arekologët në këtë zbulim të fundit në Derbishyre.

Ekipi përdori një dron për të vëzhguar zonën, bëri matje të hollësishme dhe studioi hollësitë arkitekturale për të rikonstruktuar planin origjinal, cila përbëhej nga tre dhoma, si dhe një dhomë lutjesh, apo kishëz. Ata zbuluan se shpellat kishin dyer dhe dritare të ngushta që i ngjanin arkitekturës saksone, që datojnë që nga kohërat mesjetare, sipas një njoftimi për shtyp.

Të gjeturat e tyre janë botuar këtë javë në revistën e Shoqatës Spelaologjike në Universitetin e Birstolit.

Këto kishë-shpella të ankoruara gjenden në zgjatjen e shtegut përgjatë lumit Trent, mes lumenjëve Foremark dhe Ingleby, ku vendasit që kalojnë andej shpesh thonë se një heremit jetonte aty.

Një prej tyre mund të ketë qenë Shën Hardulph – që besohet të ketë qenë quajtur Eardwulf, ish mbreti i Northumbrisë (Anglisë Veriore), i cili thuhet se ka qenë shfronësuar në vitet 800 dhe ka shkuar në ekzil përgjatë kufirit të Mercisë. Disa hulumtues thonë se mund të ketë jetuar në shpellë, bazuar në një legjend dhe libër të botuar në shekullin e gjasthëmbëdhjetë ku përmendet “Shën Harduluph-i ka një çeli në një shpat, pak larg lumit Trent”.

Por Hardulph nuk do të kishte qenë një vetmitar në kuptimin e ngushtë të fjalës; ai më shumë mund të kishte qenë ankorues, që do të thotë se ai do të ishte ankoruar në kishë dhe mund të kishte pasur dishepuj, shpjegoi Simons.

Simons thotë se nuk ka qenë gjë e pazakontë asokohë që familjar mbretëror të penzionuar të ndjekin pozita religjioze.

Besohet se shenjtori vdiq afër vitit 830 dhe u varros në Bredon, jo larg prej shpellave.

Bazuar në këto prova, ekzistenca e kësaj kishë-shpelle mund të koinçidojë me pushtim e vikingëve.

Disa dekada pas vdekjes së Harduklph-it, vikingët sulmuan Reptonin – “xherdanin në kurorën e Mercisë”, dhe morën mbretërinë, thotë arkeologu Cat Jarman, këshilltar senion në muzeun e Epokës së Vikingëve në Muzeun Kulturor të Universitetit të Osllos. Jarman, i cili nuk ka qenë i përfshirë në studimet e Kishë-shpellës, thotë se është gjë e njohur që vikingët vendosnin kampe aty pranë shpellave sepse detektuesit e metaleve kanë gjeturë copëza të lojërave, monedha dhe argjend, që është “një nënshkrim i ushtrisë”.

Por së pari mendohej se kampet e vikingëve vendoseshin në fusha të hapura.

“Nëse kjo del të jetë e vërtetë – nëse kjo ishte një hermetiazh i rëndësishëm ku jetonte ndonjë lloh mbreti, kjo i bie që ne duhet të rikonsiderojmë se pse vikingët u vendosët në këto anë”, tha ai, duke mbështetur idenë që aty mund të ketë pasur ndonjë fshat anglo-sakson në atë kohë.

“Ne mendonim se aty s’ka pasur gjë të rëndësishme, sepse mendonim që shpella ishte ndërtuar më vonë. Nëse kjo është e saktë, ndoshta aty mund të ketë pasur më shumë. Ndoshta ata kanë pasur arsye për të vendosur kampet atje”.

Jarman spekuloi se vikingët gjithashtu mund t’i kenë përdorur shpellat. “Ndoshta ka pasur ndogjë me vlerë për të vjedhur”.

Anchor Church janë dy shpella ballë për ballë njëra tjetrës. Simons dhe kolegët e tjerë mendojnë se ka qenë banesë shtëpiake tri-dhomëshe – ndonjëra ndoshta dhomë gumi, për gatim dhe ngrënje, njëra për konsultim me të shenjtit, dhe njëra që ka shërbyer si kishëz.

Besohet se në vitet 1700, Sir Robert Burdett, i zgjeroi ato duke i thyer muret, duke i hapur dyert hyrëse për të krijuar hapësirë për argëtim.

Simmons thotë se shtëpitë-shpella nuk janë të pazakonta në Angli. Në fakt, ai dhe kolegët e tij po studiojnë edhe 170 sosh tjera. Por kjo ka një interier shtëpiak që duket në rregull, thotë ai për këto kishë-shpella.

Pyetje tjetër që mund të shtrohet për këto shpella është se a mund të kenë histori edhe më të lashtë?

Përkthyer dhe përshtatur nga Washington Post për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore