Shqipëria

Shoqërohen disa të dyshuar pas djegies së makinës së drejtueses së Tatimeve në Vlorë


Anjeza Shikos – drejtoreshës së Tatimeve e Taksave në bashkinë e Vlorës – i kanë djegur makinën gjatë mbrëmjes së kaluar.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 22:15, në një garazh në zonën e Plazhit të Vjetër.

Sakaq makina është në pronësi të atit të saj, Muhamet Çota, por përdorej nga e bija.

Policia ndërkohë ka bërë me dije se ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar dhe se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes e përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit

“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen ‘1 Maji’, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip ‘Volksëagen’, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).  Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore