Lajme

Shoferëve austriakë që ngasin me shpejtësi do t’u sekuestrohet makina


Në Austri, shoferëve që ngasim makinat me shpejtësi ekstreme do t’u sekuestrohen mjetet dhe do të nxirren në ankand.

Kështu ka bërë me dije qeveria, pasi kërkon të pengojë shoferët që ngasin me shpejtësi duke i kërcënuar se do t’u marrë pronën e tyre të çmuar.

I shpallur nga koalicioni qeverisës i konservatorëve dhe të Gjelbërve, ndryshimi i planifikuar në legjislacion synon të ashpërsojë rregullat e Austrisë për t’i afruar ato me ato në vende të tjera.

Referuar autoriteteve lokale, vazhdojnë përpjekjet për të vënë në kontroll garat e paligjshme në rrugë dhe raste të tjera të shpejtësisë ekstreme.

Gjëra këto që shkaktojnë vdekje, ndonjëherë duke përfshirë kalimtarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore