Shqipëria

Shkolla Holberton mbërrin në Shqipëri


Studentët shqiptarë tashmë do të kenë mundësinë të shkollohen në shkollën e Silicon Valley, Holberton School, pa pasur nevojë të lëvizin nga atdheu.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në median sociale Facebook, mesditën e 9 shtatorit.

Ai ka njoftuar se shkolla Holberton do të vendoset edhe në Shqipëri, nga ku është hapur dhe faqja e aplikimeve në Shqipëri.

Kjo vjen “në vazhdën e përpjekjes për të çelur një kapitull krejt të ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë”, sipas kryeministrit të vendit, që vizioni “Shqipëria 2030 të jetë kampione në rajon për hapësirën digjitale”.

Gjithashtu, për “t’ju siguruar të rinjve, perspektivën e një punësimi cilësor në tregun global të botës online”.

Edhe më herët, gjatë fushatës për zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021, Rama ka premtuar që do të sjellë në Shqipëri, shkollat “më të mira”. Ku mund të përmendet dhe Universiteti Teknologjik i Stambollit (ITU).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore