Lajme

Shkencëtarët pretendojnë zbulimin e parë të gjitarit të ngrënë nga dinosauri


Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar incidentin e parë të njohur të një gjitari duke u ngrënë nga një dinosaur.

Fosilet nga 120 milionë vjet më parë nuk janë të një paraardhësi njerëzor, por përkundrazi këmba e një kafshe brenda kafazit të kraharorit të një dinosauri të vogël.

Sipas paleontologëve, gjetjet e tyre – të publikuara në Journal of Vertebrate Paleontology – janë “rekord i parë i një dinosauri që ha një gjitar”.

Autori i parë i studimit, David Hone, nga Universiteti Queen Mary i Londrës, ka treguar se kjo gjetje është shumë e rrallë.

“Është tejet e rrallë të gjesh shembuj të ushqimit brenda dinosaurëve, kështu që çdo shembull është me të vërtetë i rëndësishëm pasi jep prova të drejtpërdrejta të asaj që ata hanin”, ka treguar ai.

Teksa ky gjitar nuk do të kishte qenë absolutisht një paraardhës i njeriut, sipas tij, mund të shikojmë disa nga të afërmit tanë të lashtë duke qenë një vakt për dinosaurët e uritur.

“Ky studim përshkruan një pamje të një momenti magjepsës në kohë, regjistrimi i parë i një dinosauri që ha një gjitar”, ka shtuar ai.

Dinosaurët në fjalë jetonin në pyjet e lashta të asaj që sot është Kina, diku midis 125 dhe 113 milionë vjet më parë.

teksa lëvizte në dy këmbët e tij, ekspertët besojnë se disa specie mund të kenë qenë të afta për fluturim të drejtuar.

Kishin madhësinë e sorrave ose maceve të vogla dhe lëviznin nga pema në pemë për të gjetur prenë.

Shembulli u përshkrua për herë të parë më shumë se 20 vjet më parë, në vitin 2000, por studiuesit kanë thënë se ekipi i mëparshëm nuk kishte arritur të shihte mbetjet e një kafshe tjetër brenda dinosaurit.

Sakaq, analizat sugjerojnë se gjahu ishte një gjitar sa një mi, i cili jetonte në tokë.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar fosile të tjera të këtyre dinosaurëve me ushqime jo-gjitarësh në stomakun e tyre, të tilla si një zog, hardhucë ose peshk.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore