Turqia duket se zë një vend të rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare për Shqipërinë.
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar së fundmi raportin mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-qershor, sipas të cilit Turqia renditet partneri i tretë tregtar, duke zënë 7 % të vëllimit.
Shkëmbimet tregtare me Turqinë në 6-mujorin e këtij viti, kanë arritur 54.5 miliardë lekë.
Referuar të dhënave për periudhën janar-qershor, eksportet shqiptare drejt Turqisë arritën 2.1 miliardë lekë, nga 2.3 miliardë lekë që ishin 6-mujorin e vitit 2023, ndërsa importet për periudhën 6-mujore llogariten mbi 52.4 miliardë lekë.
Sakaq, produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, e produktet fason.
Nga Turqia, janë importuar 15 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale, 7 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, si dhe 5.6 miliardë lekë tekstile dhe këpucë.
Kurse importi i produkteve kimike dhe plastike llogaritet gati 6 miliardë lekë.
Shqipëria ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë, të nënshkruar në vitin 2006, e cila ka hyrë në fuqi në maj 2008.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.
Eksportuesit shqiptarë mund të përfitojnë nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.
Eksportet e produkteve industriale me origjinë shqiptare janë të liberalizuara.
Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore