Shiten thuajse të gjitha biletat për ndeshjen Ballkani – Shkupi, klubi nga Theranda del me një njoftim
Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e klubit, por edhe në historinë e futbollit kosovar.
Ekipi nga Theranda do të ballafaqohet me Shkupin në ndeshjen e kthimit të fazës“Play-Off” në Ligën e Konferencës, derisa ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup ka përfunduar me rezultat 1:2 në favor të Ballkanit.
Për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet këtë të enjte me fillim nga ora 20:00, thuajse gjithë biletat janë shitur, derisa kryesia e klubit të Ballkanit ka dalë me një njoftim.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, klubi nga Theranda falënderon të gjithë tifozët që janë të interesuar për bileta, teksa njofton se edhe një sasi e vogël e tyre ka mbetur pa shitur.
“Ndihemi shumë të lumtur dhe krenar për këtë interesim kaq madhështor për tu pajisur me bileta për lojën e nesërme ndaj FC Shkupit”, shkruan Ballkani në Facebook.
“Ju kërkojmë falje dhe ndihemi keq që nuk mund të pajiseni të gjithë me biletë hyrëse”.
“Andaj, nesër në ora 15:00 tek NEWBORN – Prishtine do të dalin edhe biletat e fundit në shitje, sasia e të cilave është afërsisht 1000 copa”.
“Një person mundet t’i blej max 5 bileta. Faleminderit për mirëkuptim dhe përkrahje kaq madhështore, jemi me fat që ju kemi”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit.
Në rast se Ballkani arrin ta ruajë rezultatin nga ndeshja e parë, atëherë ekipi i Ilir Dajës do të kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës për edicionin e ardhshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael