Adhuruesit e ëmbëlsirave tanimë kanë një recetë me shije që do të ju bëjë për vete. Bëhet fjalë për Biskotat “Macarons”, që përgatiten lehtë dhe ju mahnitin me shijen e rrallë.
Përbërësit
3 të bardha vezësh
50 gram sheqer
280 gram sheqer pluhur
100 gram miell bajame
3 pika për ngjyrosjen e ushqimit të kuq
225 gram krem djathi
2 lugë qumësht
Reçel luleshtrydhe
Përgatitja
Në një tas rrihni të bardhën e vezëve derisa masa të bëhet në formë paste, e më pastaj i shtoni sheqerin dhe e përzieni deri sa të shkrihet.
Shtoni në tas sheqer pluhur dhe miell bajamesh, dhe po ashtu përzieni deri sa të krijohet një brumë i butë që më pas ta ndani në dy enë.
Në njërën enë shtoni pak ngjyrues, ngjyra varet nga preferenca, por ajo rozë i shkon më shumë.
Gjithsesi, më pas të dyja enët e brumit hidhini në një qese plastike dhe hapni pjesën e fundit që t’i përzieni bashkë për të krijuar efekt dyngjyrësh.
Lëreni brumin të pushojë për 1 orë dhe pasi t’i keni përzierë merrni një tepsi dhe hidhini me rrumbullakë të vegjël që t’i piqni.
Ngroheni furrën në 140 ºC dhel lërini biskotat të piqen për 10-15 minuta deri sa të kenë arritur një formë më të rritur. Më pas, i nxirrini nga furra dhe i lëni të ftohen për 10 minuta.
Më pas në një enë hidhni pak krem djathi, sheqer pluhur dhe qumësht, i përzieni ato deri sa të krijohet një krem dhe të njëjtin po ashtu e futni në një qese plastike të prerë në fund.
Merrni biskotat dhe mbushini me kremin e përgatitur dhe reçel luleshtrydhe dhe ja tek i keni, “Macarons” – i mbani në frigorifer deri sa të shërbehen.
Ju bëftë mirë!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com