Aplikacione

Shfletuesi i dytë më i përdorur në botë është Safari


Safari është shfletuesi i integruar në çdo Mac, iPhone dhe iPad të Apple.

Vitin e kaluar, ky shfletues humbi pozitën e dytë në renditjen e shfletuesve më të njohur në botë, duke u zëvendësuar nga Microsoft Edge.

Safari - Apple

Megjithatë, të dhënat e fundit nga Statcounter tregojnë se Safari  ka rikthyer pozitën e dytë si shfletuesi më i përdorur në botë për desktop.

Në fakt, 11.87% e përdoruesve desktop kanë përdorur rregullisht Safarin, duke e kaluar Microsoft Edge-in që renditet tani si i treti me 11%.

Sidoqoftë, Google Chrome mbetet shfletuesi më i përdorur për desktop në botë, duke mbajtur 66.13% të tregut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore