Lajme

Sherr masiv në Parlamentin turk, sulmohet ligjvënësi opozitar


Një përleshje masive ka ndodhur në parlamentin turk këtë të premte të 16 gushtit.

Deputetët e partisë në pushtet të Recep Tayip Erdogan sulmuan një prej ligjvënësve të opozitës.

Shkak mësohet se është bërë kërkesa e opozitës turke që një deputet nga radhët e tyre të pranohet në Parlament.

Ai është i burgosur me akuzën e pjesëmarrjes së protestave antiqeveritare në Turqi.

Pamjet që qarkullojnë shfaqin deputetë të partisë në pushtet AKP që nxituan për të goditur me grusht Ahmet Sik në foltore dhe dhjetëra të tjerë të cilët u përfshinë në zënka.

Sakaq, nëpër korridoret e Parlamentit turk pati edhe gjakderdhje.

Deputeti i opozitës turke, Atalay u dënua me 18 vjet në vitin 2022 pasi u akuzua për përpjekje për të përmbysur qeverinë duke dyshuar se organizoi protestat mbarëkombëtare në vitin 2013.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore